bjeshkataret-rruges-se-te-mbijestuareve-te-masakres-setivaitMasakra e Tivarit, apo më gjerë, tragjedia e Tivarit, është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa, realizuar ndaj shqiptarëve. Numri i të vrarëve në këtë masakër varësisht prej burimeve sillet 1700-4300.

Për të rikujtuar e që të mos harrohet SHB “Rumia” nga Ulqini  ditën e diele me 03.04.2016 që përkon me një nga disa ditët e tragjedisë së madhe të para 71 viteve organizoi një rrugëtim të emërtuar “Rrugës së të mbietuarëve të Masakrës së Tivarit”.

Në këtë organizim morën pjesë mbi 80 bjeshkatarë nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria. Sipas planit të përpiluar më pare së pari u vizitua famkeqi Monopoli i duahanit në Tivar ku mendohet se janë vrarë pjesa më e madhe shqiptarëve nga Kosova. Të gjithë bjeshaktarët bënë homazh dhe vendosen  lule ne perkujtim te viktimave te pafajshme. Më këtë rast ato mbajtën edhe një minutë heshtje.

Më pas aktiviteti i bjeshkatarëve vazhdoi rrugëtimin nga Tivari i vjetër deri në Brisk të Krajës, rrugë të cilën mendohet ta kenë kaluar ata të mbijetuar nga kjo masakër.

Aktiviteti përfundoi më së miri dhe pa asnjë problem pasi rruga e përshkuar ishte mjaft e gjatë dhe e vështirë sidomos nëse merret parasysh fakti se në këtë rrugëtim kishta persona të të gjitha moshave dhe të të dyja gjinive.

Foto: SHB Rumia

By admini