Dite shtune u mbajt për të dytin vit me radhë aktiviteti sportivo rekrativ ‘Me biçikletë në Shkodër, vizitë Rozafës’. 22 dashamirë të natyrës, shoqërimit, argëtimit por edhe kulturës dhe sportit arritën ta kalojnë me sukses rrugën Ulqini – Shkodër – Shirokë – Ulqin. Edhe pse të gjithë të pjesëmarrësit e këtij aktiviteti ishin amator të çiklizmit shumica e tyre arritën që më sukses të kalojnë afër 90km rrugë.
‘Aktiviteti i cili këtë vit ishte titulluar ‘Me biçikletë në Shkodër, vizitë Rozafës’ ka për synim promovimin e trashëgimisë kulturore, natyrore, transportin të jomotorizuar për një lëvizshmëri më efektive për të gjithë dhe mbrojtjen e mjedisit’, kështu shprehet Valdet Kurti, njëri nga organizatorët e këtij turi mjaft interesant.
Organizatoret kishin marrë masa që çdo hjë të shkojë më së miri por për fat të mirë gjatë të gjithë aktiviteti nuk u shënua asnjë problem i çfardo natyre.
Ky aktivitet i cili u inicua nga Shoqata ”PROMUL” dhe mendohet që të vazhdojë edhe ne vitet e ardhshme me ruta tjera.
Video dhe fotografitë nga:
Sakib Lika
Ardit Hoxha
Jetmir Çobi
https://www.youtube.com/watch?v=VnelJd_6L6M&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=obQYhycPyeg&feature=youtu.be