Shoqata e bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini vazhdon me aktivitete të bukura dhe mjaft interesante. Muajin e fundit kjo shoqatë ka organizuar dy shetitje shume të qëlluara në natyrë me theks të veçantë në aktivizimin e të rinjëve por edhe familjeve.
Diçka e tillë ndodhi edhe këtë të diele ku kjo shoqatë organizoi një shetitje për të gjithë në realcionin Lima – Bashbylyk (neper ullishte) – Kroni i Begut – neper Cinar dhe kthimi perseri ne Lima.
Kryetari i kësaj shoqate Muhamed Kollari shprehet i kënaqur me interesimin për aktivitete të tilla nga ana e të rinjëve por edhe familjeve të tëra.
”Ky është edhe qëllimi jonë. Aktivizimi i të rinjëve dhe familjeve në shetitje të tilla natyrore në mënyrë që të largohemi nga përditshmëritë tona dhe sidomos të rinjtë të largohen nga qëndrimet me orë të tëra para pajisjeve elektronike”, shprehet Kollari.
Kollari poashtu shton se organizime të tilla do të ketë në vazhdimësi për të kulmuar në ditën dhe manifestimin kryesor ”Dita e Rumisë 2016”, tashmë tradicional.
Sipas tij aktiviteti i radhës do të jetë vizita në malin e Mozhurës.
Për të parë të gjitha fotot nga kjo shetitje Klikoni KETU