mot-me-bore-dimerNë rrugën Andrijevica – Kollashin, te vendi Treshnjevik, për pasojë e motit të lig dhe me shumë borë kanë mbetur të bllokuar turistët nga Kosova.

Siç njofton Shërbimi i mbrojtjes dhe sigurisë së Andrijevicës, janë dashur orë të tëra punë për ti nxjerrur turistët nga zona ku ishin bllokuar. Aksioni i shpëtimit ka zgjatur nga ora 21 deri në ora 2 para tre netëve.

Pas interevenimit të sukseshëm nga pjesëtaret e Shërbimit të mbrojtjes dhe sigurisë së Andrijevicës mysafirët nga Kosova kanë vazhduar rrugën për në Kosovë nga Berana dhe Ribarevina.

Siç mësohet mysafirët në këtë rrugë nëpër Treshnjevik, ne lartësi mbitetare prej 1573 metra i ka çuar pajisja GPS. Jo çdo herë duhet besuar këtyre pajisjeve.

By admini