nimanbegu-shkrela-gjeka-cunguPër marrëveshjen më të re rreth rikompozimit të qeverisë lokale në Ulqin është i njohur edhe kryetari aktual i komunës së Ulqinit dhe njëheri i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka.  Gjeka në një prononcim për të përditshmen Dan ka deklaruar se nuk kundërshton idenë e koalicionit të gjërë dhe se për këtë është shprehur i gatshëm edhe më parë duke treguar gatishmëri që të lë postin e kryetarit të komunës.
”Jemi të gatshëm për rikompozim të qeverisë pa kushtëzime”, ka thënë Gjeka duke mos dashur të komentojë marrëveshjen në mes Forcës dhe DPS-it.

Por në situatën më të re politike pas marrëveshjes në mes Forcës dhe DPS-it, matematika e numrave  në Kuvendin e Ulqinit nuk i jep edhe ndonjë shpresë zgjedhjeje kryetarit aktual të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka. 9 këshilltarët e DPS-it dhe 8 të Forcës janë të mjaftueshme për shumicën në Kuvendin e Ulqinit. Nëse kësaj shifre i shtojmë edhe 3 këshilltarët nga radha e UDSH-së që poashtu pritet të jenë pjesë e shumicës së re, atëherë Gjeka nuk do jetë në pozitë të favorshme, apo thënë ndryshe do të jetë në pozitë ”merr çka të japim ose lëre të tërën”.

Ditët në vijim dë të na tregojnë nëse Gjeka do të kënaqet më përfaqësim qoftë edhe simbolik në qeverisjen e re apo do të jetë i gatshëm të kalojë në opozitë, gjë që, nëse ndodh, do të jetë hera e parë për atë që nga fillimi i marrjes me politikë.

By admini