Nazir-cunguPartia Demokratike e Socialisteve (DPS) ka pranuar oferten e Forcës rreth rikompozimit të qeverisjes lokale në qytetin e Ulqinit.

Sipas njoftimeve të mediave malazeze mësohet Forca dhe DPS janë kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisjes së re ku përveç këtyre dy partvie në qeverisje do të ishin edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe koalicioni i partive tjera shqiptare që iu prinë Partia Demokratike e Fatmir Gjekës.

Sipas kësaj marrëveshjeje mësohet se i pari i komunës së Ulqinit do të jetë Nazif Cungu nga Forca kurse kryetar i Kuvendit të Ulqinit do të jetë Loro Nrekiqi nga DPS. Sipas kësaj marrëveshjeje DPS do të merrte edhe nënkryetarin e komunës si dhe sekretariatet më të rëndësishme siç janë ato të financave dhe urbanizmit.

Për kryetarin aktual të komunës Fatmir Gjekën është rezervuar një post i rëndësishëm në qeverisjen e ardhshme.

Për të gjitha postet tjera duhet të merren vesh Forca, UDSH dhe koalicioni i Gjekës gjithnjë nëse do të pranojnë që të jenë pjesë e qeverisjes.

Nëse një gjë e tillë do të ndodh atëherë në komunën e Ulqinit nuk do të ketë opozitë pasi nga 33 këshilltarë sa janë gjithsej, shumicën do ta përbënin 27 nga partitë e pozitës.

 

By admini