PodgoricaMbi 15 mijë kompani në Mal të Zi kanë llogari të bllokuar, ndërsa në krahasim me muajin e kaluar, lista e llogarive të bllokuara është rritur për 32 kompani.

Banka Qendrore e Malit të Zi (CBCG), siç transmeton AA, sot publikoi një listë të re të kompanive me llogari të bllokuar. Në listën e re, CBCG në pajtim me Ligjin mbi transaksionet e pagesave publike mujore, gjenden 15 mijë e 10 kompani të regjistruara në Regjistrin Qendror të subjekteve të biznesit të administratës tatimore dhe CBCG-së.

Në përputhje me Ligjin e ri të sistemit kombëtar të pagesave, detyrimi i CBCG-së është që të publikojë informata në lidhje me procedurën e pagesës së detyrueshme dhe emrat e kompanive apo sipërmarrësit, numrat e tyre të identifikimit, shumën e llogarisë së bllokuar dhe numrin e ditëve të bllokadës së vazhdueshme.

Të dhënat e CBCG-së publikohen çdo muaj në faqen e internetit, në ditën e parë të punës pas përfundimit të muajit, me seksionin e situatës në ditën e fundit të muajit, sipas radhitjes alfabetike të emrave të kompanive dhe sipërmarrësit. Praktika e publikimit të kompanive me llogari të bllokuar ka filluar të zbatohet që nga korriku i vitit 2012.

By admini