hashim-thaciParlamenti i Kosovës zgjodhi sonte me 71 vota pro, dhe 10 votë të pavlefshme, Hashim Thaçin, kryetarin e deritashëm të Partisë Demokratike të Kosovës, në postin e presidentit të Kosovës.

Ai u zgjodh në raundin e tretë të votimeve pasi në dy raundet e para ai nuk mori votat e mjaftueshme, siç e parasheh Kushtetuta.

Votimi u kundërshtua ashpër nga deputetët e bllokut opozitar, të cilët disa herë gjatë seancës solemne, hodhën gaz lotsjellës në Parlament.

Presidenti i ri është zotuar se do të punoj për ruajtjen e integritetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, për barazinë në mes të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera etnike si dhe respektimin e të drejtave të të gjithë kosovarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare, gjinore apo racore.

By admini