Partia Demokratike e Kosovës është më e mobilizuar si kurrë më parë për ta bërë Thaçin president. Në një shënim në Facebook, deputetja e kësaj partie, Xhevahire Izmaku ka thënë se nga Ulqini, ajo së bashku me disa kolegë po kthehen për Kosovë, se i pret punë në Kosovë, duke lënë të kuptohet për zgjedhjen e Thaçit president, raporton Gazeta Blic.