Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka vendosur që të shkarkojë nga puna të gjithë sekretarët e sekretariatëve, shefat e shërbimeve profesionale dhe teknike të cilët janë kuadro të Forcës së Re Demokratike, shkruan Dan.
Mbrëmë vendimi për shkarkim është dërguarsekretarit të Sekretariatit për buxhet dhe financë Valdet Axhemoviqit, shefit të shërbimit profesional Nazmi Sulës dhe shefës së shërbimit teknik Teuta Mehmedoviqit.
Poashtu mësohet nga i njëjti burim se janë gati vendimet edhe për sekretaret e Sekretariatit për punë komunale dhe atij të urbanizmit, Avdulla Dervishi dhe Mustafë Gorana.
Ky është hapi i parë i ndërmarë nga njëri prej tashmë partnereve e koalicionit pas përplasjeve të 5 muajëve të fundit.