kalaja-ulqinit-nga-detiMë  20 dhe 21 shkurt  Unioni I Gazetarëve  Shqiptarë , organizon  takimin ,,Dita  e miqësisë e  gazetarëve shqiptarë  Shkodër – Ulqin. Takimi  fillimisht do të nisë në  qytetin e Shkodrës   ku  kryetarja  e Bashkisë   Voltana Ademi do të  organizojë një pritje  për  Presidentin e vendit Z.Bujar Nishani dhe  kryetarin e Ulqinit Z. Fatmir Gjeka.

Ata do ti  drejtohen  gazetarëve, ndërsa  në orët e pasdites  grupi i madh  i gazetarëve  të cilëve  do ti  bashkangjiten dhe  gazetarët  tanë  do  të  vijnë në Ulqin. Këtu është  paraparë një takim  në sallën e  Kuvendit, pritje tek  kryetari Gjeka  dhe vizitë  kalasë dhe  monumenteve të tjera  kulturo historike  të qytetit tonë, njofton zyra per informim e kabinetiot te kryetarit te Komunes se Ulqinit.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë  ka për qëllim  të përcojë  vlerat më profesionale të  Njerëzve të  medias   në  të  gjitha   trojet  shqiptare.Në  gjirin  e tij,  përvec  gazetarëve  profesionistë, Unioni mbledh  dhe   dhjetra  emra   të spikatur  të gazetarisë  shqiptare , analistë , opinionistë etj. Andaj, ky  takim  do të jetë një reklamë  e mire për qytetin  tonë  në   prag të fillim sezonit  turistik , sepse janë  paralajmëruar  intervista  dhe  materiale  të tjera   që do të realizojnë  perfaqesuesit e mediumeve  më te njohura nga   hapsira mbarëshqiptare.

By admini