Shtepia-shendetit-ulqinMinistria e shëndetsisë së Malit të Zi ka shpallur konkurs për pranim në pozitën e drejtorit të Shtëpisë së shëndetit në Ulqin për 4 vitet e ardhshme.

Sipas kritereve të përcaktuar për drejtor të këtij institucioni mund të konkurojnë të gjithë personat me njërin nga profesionet e mëposhtme: Ekonomist i diplomuar, Jurist i diplomuar ose mjek. Poashtu personat që do të konkurojnë duhen të kenë së paku 12 vjet përvojë pune.

Drejtor deri tani në këtë institucion ka qenë mjeku Pavle Marnikoviq.

Për detajet më të hollësishme të konkursit klikoni KËTU.

By admini