
Shoqata ORA pasdrekën e së dieles mbajti Kuvendin e pestë zgjedhor të saj.
Në këtë Kuvend u zgjodh Këshilli drejtues i shoqatës si edhe kryetari i ri i saj.
Kryetari i ri i Shoqatës ORA për tre vjetet e ardhshme u zgjodh Dritan Kurti.
Shoqata ORA njihet më së shumti për promovimin e qytetit të Shasit por edhe me aktivitete kulturore të ndryshme. Pritet që edhe në vazhdim Shasi të mbetet qendra e vëmendjes së kësaj shoqate.