 Në fundvit gati rruga Podgoricë – Plavë, prek edhe Deçanin
Në fundvit gati rruga Podgoricë – Plavë, prek edhe Deçanin
Mali i Zi dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim të mirë në infrastrukturën rrugore.
Deri në fund të këtij viti pritet që të përfundojë segmenti rrugor që lidh zonat ku jetojnë shqiptarët: Podgoricë, Malësi, Vermosh, Plavë e Guci, e deri në Deçan. Në këtë kuadër janë bërë përgatitjet e duhura teknike edhe për korridorin e njohur Adriatiko-Jonian, i cili do të lidhë bregdetin e Malit të Zi me atë të Shqipërisë.
Ky bashkëpunim po thellohet edhe si pasojë e hapjes së dy kapitujve të negociatave për anëtarësim të Malit të Zi me BE-në, të cilat i kushtohen politikës së komunikacionit në rajon.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj  përgatiti kronikën.
 http://av.voanews.com/Videoroot/Pangeavideo/2016/01/6/65/65774160-4232-470c-9125-92543a05e3a2.mp4
