Visar-ymeriYmeri: S’ka demokraci me shkelës të Kushtetutës

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se protesta e sotme është kundër kësaj qeverie që më herët donte ta zhbënte kryeqytetin e tash po do ta zhbëjë edhe Republikën.

Ai ka thënë se 205 mijë qytetarë, shumë kohë para Gjykatës Kushtetueses e kanë shpallur të pavlerë Asociaiconin. Në Gjilan, Prizren e Gjakovë qytetarët manifestuan kundër “Zjednicës”.

“E Isa e Hashimi çfarë po duan. Aq shumë e kanë lidhur fatin e tyre me ‘Zajednicën’ sa nuk zgjedhën as metoda. Burgosën opozitën e po duan përmes ‘Zajednicës’ të mbeten në pushtet”, ka thënë Ymeri.

“Thaçi e Mustafa miqve të tyre Daçiqit e Vuçiqit mund t’ia dhënë pasurinë e tyre, por jo Trepçën, e pasurinë e Kosovës. Nëse ju mbetet diçka nga pasuria e tyre e vjedhur le t’i japin edhe Gjukanoviqit, por jo tokë të Kosovës”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka thënë se nuk mund të ketë demokraci në një shtet që në krye ka shkelësit e Kushtetutës.

Limaj: Ka rënë Qeveria e Kosovës, kërkojmë zgjedhje të lira

Pas fjalës së Ramush Haradinajt, masës iu drejtua Fatmir Limaj, lider i Nismës për Kosovë. Ai ka thënë se kjo qeveri ka rënë dhe se kërkojnë zgjedhje të lira.

“Sot Kosova është bashkuar në Prishtinë, për t’u thënë shkelësve të Kushtetutës që nuk mund të qeverisin më me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Limaj, transmeton Koha.net.

Prezenca e madhe e qytetarëve, për Limajn, është dëshmi për vendosmërinë dhe tregon se si nuk pranojnë që të qeverisen nga dikush që e shkeli Kushtetutën.

“Jepni llogari për shkelje të Kushtetutës, nëse nuk jepni llogari, mos qeverisni me vendin tonë”, ka potencuar Limaj.
Gjykata Kushtetuese, sipas Limajt, ka vendosur kush e ka mbrojtur Kushtetutën e kush e shkeli atë.

protesta-opozites-prishtine

 

Haradinaj: Ata që e patën shpallur armik njëri-tjetrin tash janë në fund të vëllazërisë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka nisur fjalimin e tij duke falënderuar të gjithë ata opozitarë që kanë qenë prezentë, e duke ju thënë se kjo është dita e tyre.

“Ka ndodhur shumë herë që ata që kanë udhëhequr e kanë mashtruar popullin. Këta që sot qeverisin bashkë dikur e kanë shpallur armik njëri-tjetrin, por u bënë bashkë e i thanë vëlla njëri-tjetrit vetëm kur u desh të shpëtojnë veten”, ka thënë Haradinaj.

“Por edhe këtyre iu erdh fundi. Këtyre po ju thonë JO pikërisht ata që janë thirr në ta dhe në vlerat e tyre. Po ju themi JO të gjithë ne bashkë”, ka thënë më tej ai.

Haradinaj ka thënë se pushteti po e tregon egërsonin e vetë, duke e burgosur opozitën.

“Por mos harroni këto janë ditët e fundit të tyre”, ka thënë ai.

Haradinaj, teksa ka përmendur Asociacionin, Demarkacionin, Trepçën, zhvillimin e ekonomik e shumë aspekte të tjera, ka përfunduar fjalimin e tij me porosinë se “populli nuk i duron më Isa Mustafën e Hashim Thaçin”.

Opozita: Në protestë po marrin pjesë 100 mijë persona, AAK thotë se janë mbi 70 mijë

Partitë opozitare janë të bindur se në protestën e sotme po marrin pjesë rreth 100 mijë veta.

“Protesta më e madhe prej pasluftës! Pjesëmarrja masive e mbi 100 mijë qytetarëve tregon mbështetjen e madhe që kanë kauzat e opozitës”, thuhet në njoftimin e opozitës. “Qeveria tani nuk ka më mbështetje. Ajo duhet të largohet”, thuhet më tej aty.

Ndryshe nga ky njoftim të “Subjekteve opozitare”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar një njoftim tjetër ku thonë se në protestë marrin pjesë mbi 70 mijë qytetarë.

Më tej AAK thotë se ende nuk ka përfunduar ardhja e protestuesve.

/Koha Net/

By admini