Albert-camajNga Albert Camaj

Sa e çuditshme, aq është edhe e turpshme deklarata e z. Anton Gjokaj, i cili është edhe drejtues i një portali shqiptar me emrin Malesia.me. Per aq më teper, kur si pjestar i Tifozave Kuq e Zi nga Malesia, ai perpiqet që popullin shqiptar në Malesi, ti konsiderojë si teper naiv, kur mendon se do ti besojnë në pohimin se Komuna e Kryeqytetit qenka “me kompetenca të plota sikur komunat e tjera në Mal të Zi”.

Në fakt, ai në shkrimin e tij hedh një mori të pavertetash, kur thot se shumica janë për kete lloj komune, ngase 16, nga 22 keshilltarë e paskan nënshkrua marrveshjen. Mund të jenë shumica e keshilltarëve momental, por kjo sdo të thot se populli shqiptar i Malësisë është për atë lloj komune, nën Podgoricë, sepse edhe njeriu me naiv në sferen e politikës e kupton se komunë e Kryeqytetit, nuk është sikur të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi. Ata që e nënshkruan pëlqimin për këtë lloj komune, para zgjedhjeve, malësorëve u premtuan komunë të plotë, dhe për ata i fituan votat që i fituan dhe me këtë nënshkrim ata tradhëtuan votuesin e vet dhe zotimet e veta. Besoj se votuesi do tu tregojë vendin që e meritojnë. Vota e dyfishtë ishte edhe në statusin aktual, komunë urbane, dhe kjo nuk është pse Qeveria Malazeze i konsideron shqiptaret dyfish më të rendesishem se votuesit tjerë, por se kjo qeveri, e din se ka leverdi të dyfishte nga ato vota, per të mbajtur pushtetin në kryeqytetin malazez. Jo, Podgorica nuk na vlerson dyfish, por gjysmë, prandaj edhe na jep statuse të komunes gjysmake, duke e ditur mirë që mes perfaqsuesve tanë do të gjej gjithmonê njerez me vlera gjysmake, me logjikë gjysmake dhe me morale gjysmak, të cilet, gjymtimet politike, perpiqen t’i arsyetojnë e lavderojnë, me një logjikë gjysmake, siç bënë në këtë rast edhe z, Gjokaj, për arsyena atij të njohura.

Kur është fjala për buxhetin, kam vetëm një pyetje: A shitet dinjiteti për një grusht eura, të cilat edhe ashtu na takojnë.

Këtu tjeter përgjegje nuk ka, përveç se servilizmi duket se nuk paska kufi!

 

Autori i këtij shkrimi është aëntar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, nënkryetar i komisionit për arsim dhe perdorim zyrtar të gjuhës shqipe pranë KKSH-së dhe anëtar i LD në MZ.

By admini

One thought on “Camaj reagon ndaj deklaratës së Gjokajt”
  1. O i …Albert,KKSH asht si shoqat e pa varun,sic po thoni ju,edhe ajo ka drejtsi me organizua nanshkrimet per referendum,blijedhni nanshkrimet ater Kini me pa se Kush e don e Kush nuk e don komunen e plot.Jekshtu mudni me tarakat me jari tjetrin si ç’tarakatni sa e sa vjet pa rezultat e ja sitni popullit pluhnin en sa,demek se e ka fajin dikush tjeter.Ju,partijat,shoqatat e intelekti i Malesis e Kini fajin e kurrkush tjeter,se nuk Dini prej medesmadhe si među pakt e çka me na.

Comments are closed.