Urimet më të mira për Vitin e Ri 2016 për të gjithë lexuesit e faqjes informative në gjuhën shqipe Ulqini Online. Le të jetë ky vit i sukseseve në të gjitha fushat dhe le të ju sherbejë shëndeti dhe fati.
GEZUAR!
Më poshtë mund të lexoni urimet e subjekteve politike.
Urimi I Kryetarit të Komunës Z.Fatmir Gjeka
Kryetari I Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka uron te gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët me rastin e festave të fundvitit.
“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të ekzekutivit t’ju uroj të gjithë juve, festat e fundvitit.
Le të jetë viti i ri 2016 një vit i suksesshëm për të gjithë, dhe të sjellë më shumë begati dhe prosperitet për Ju”,
Urimi i UNIONIT DEMOKRATIK TE SHQIPTARËVE
Ulqin,më 31.12.2015
Me rastin e fundvitit 2015 dhe fillimit të Vitit të Ri 2016, Unioni Demokratik i Shqiptarëve i përgëzon të gjithë shqiptarët, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.
Në këto çaste gëzimi , ne presim Vitin e Ri 2016 me krenari dhe me mirënjohjen më të thellë për njëri tjetrin, për përpjekjet, sakrificat dhe arritjet tona.
Prandaj, le të shpresojmë që stina e Vitit të Ri të shërbejë si një rast i mirë për politikanët dhe partitë politike në të gjitha trojet shqiptare, që të tregojnë kurajo ndaj interesave madhore te kombit shqiptar, duke çuar përpara idenë e pajtimit të pikëpamjeve të ndryshme politike në interes të fëmijëve, nipave e mbesave si dhe brezave të ardhshëm të kombit shqiptar.
Le të jetë ky vit i ri një vit i bekuar që sjell shëndet, begati, paqe e dashuri në jetën tuaj dhe të familjes suaj.
Urojmë shumë gëzime, mbarësi, shpresë dhe lumturi për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
dhe partitë politike në të gjitha trojet shqiptare, që të tregojnë kurajo ndaj interesave madhore te kombit shqiptar, duke çuar përpara idenë e pajtimit të pikëpamjeve të ndryshme politike në interes të fëmijëve, nipave e mbesave si dhe brezave të ardhshëm të kombit shqiptar.
Le të jetë ky vit i ri një vit i bekuar që sjell shëndet, begati, paqe e dashuri në jetën tuaj dhe të familjes suaj.
Urojmë shumë gëzime, mbarësi, shpresë dhe lumturi për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Shërbimi informativ të UDSH-së
Mesazh urimi për Vitin e Ri 2016i Partise Demokratike
Po mbyllet edhe viti i pesëmbëdhjetë i këtij shekulli, shekullit njëzet e një. Qytetarët e Ulqinit gjatë këtij viti që po lëmë pas, janë përballur me sfida të mëdha dhe nga më të ndryshmet, e këto sfida zgjuan shpirtin humanitar dhe ndjenjën e impenjimit të përbashkët për të përballuar sfidat. Problem në vete, e që po e përcjellë vite me radhë popullatën e këtij nënqielli janë të rinjtë dhe e ardhmja e tyre, problemet dhe zgjidhja e tyre. Me punën dhe qëndrimin tonë nuk duhet të jemi indiferent dhe t’i zhgënjejmë të rinjtë, shpresën e tyre për një të ardhme më të mirë.
E ardhmja e këtij qyteti, perlë, kërkon një mendësi të re, e kjo mendësi e re është tek të rinjtë që janë edhe shtylla kryesore e shoqërisë.
Me bindjen se mesazh urimi do të jetë një ogur i mirë për të gjithë qytetarët e Ulqinit, posaçërisht uroj brezin e ri, i cili ka treguar se është i zoti të marrë pjesë aktive në zgjidhjen e shumë prej problemeve që i paraqiten shoqërisë sonë.
Uroj të vobektit, të sëmurët, të vetmuarit, të braktisurit. Uroj të gjithë qytetarët e Ulqinit, Krajës, Malësisë, Plavës, Gucisë e Rozhajës për një vit të ri më të mirë e më të begatë.
Mbarësi të gjithëve dhe Gëzuar Vitin e Ri 2016.
PARTIA DEMOKRATIKE
KRYETARI
Fatmir Gjeka