Tradita-ne-gjirokaster       SH.A.TRADITA DHE OJQ  ,,BUZUKU ’’ NË FESTAT E FLAMURIT NË SHBA

Më ftesë të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane  Ana e Malit në New York dhe nën mbështetjen e BKA-së, SH.A.TRADITA DHE OJQ BUZUKU do marrin pjesë në ceremoninë e manifestimit të festave që organizohen për nder të Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

SH.A.TRADITA dhe OJQ  BUZUKU do paraqitën më një program të larmishëm ku do të paraqesin vlera të larta të folklorit, dhe në fokus të saj do jetë  njohja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore etnografike, rendësia dhe promovimi i jetës kulturore-artistike, ruajtja , zhvillimi i identitetit dhe  trashëgimisë kulturore si dhe krijimi i arhivit kulturore  si pjesë e përgjithshme e kulturës shqiptare.

Në manifestim do të prezantohet programi i FFKGJ 2015 ku shoqëritë artistike nga Komuna e Ulqinit u kurorëzuan më vendin e III si dhe do përformojë  fituesja e vendit të parë si këngëtarja më e mirë Egzona Salaj.

Supriza e SH.A.TRADITA do jetë koreografia e re primierë  ,, Festa e Bashkimit ’’e përgaditur nën udhëheqjen  e pedagogut të vallëzimit Besnik Grajçevcit artist dhe valltarë i ansamblit kombëtar ,,SHOTA’’ –Kosovë.

Programi që do prezantohet titullohet ,, FESTA E BASHKIMIT ’’.

        Shërbimi për informim
          18.11.2015

By admini

One thought on ““Tradita” dhe “Buzuku” çojnë në Nju Jork ,,FESTËN E BASHKIMIT’’”

Comments are closed.