Të shtunën, më 14 nëntor 2015, në Galerinë e Arteve të Qendrës Kulturore – Ulqin, Fondacioni ,,Studenti” organizoi për të dytin vit më rradhë Garat e recituesve të rinj 2015, për shkollat në gjuhën shqipe në Malin e Zi. Në këto gara morën pjesë 12 shkolla fillore dhe 2 të mesme nga të gjitha trevat shqiptare në Malin e Zi, që nga Rozhaja, Plava, Gucia, Malësia, Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini.
Në fjalën e tij të rastit, kryetari i Fondacionit Studenti, z. Hajredin Kovaçi tha:,, Këto gara janë mundësi e mirë për të njohur njëri tjetrin, nxënësit të tregojnë talentin e tyre, dashurinë për fjalën e bukur artistike, për prozën dhe poezinë. Dëshirojmë që këto gara të bëhën të përvjetshme…”.
Juria e përbërë prej tre anëtarëve: Agron Dizdari – aktor nga Shkodra, Amire Grajçevci – moderatore dhe valltare e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve ,,Shota” nga Prishtina dhe Syme Kokaj – mësimdhënëse në pension nga Ulqini, shpallën këta fitues:
Në kategorinë e shkollave fillore:
Vendi I – Esmerinda Lekperiqi, Krajë
Vendi II – Liza Vulaj, Tuz
Vendi III – Fierza Çelaj, Guci
Në kategorinë e shkollave të mesme:
Vendi I – Sakib Lika, Ulqin
Vendi II – Nejra Mujali, Ulqin
Vendi III – Flaka Balidemaj, Plavë
Fituesi i Garave të recituesve të rinj 2015 u shpall, Behar Pali, Ana e Malit.
Këto gara i mbështetën Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, Komuna e Ulqinit dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve
Fondcioni Studenti