Arkiva-shtetitRasti i Anto Rudaj nga Shtoji i Ulqinit tashmë është bërë i njohur në qytetin e Ulqinit. Në tokën që Rudaj pretendon së është e tija, komuna e Ulqinit ka planifikuar ndërimin e një akva-parkut.

Qëllimi i këtij shkrimi nuk ka të bëjë me temën e mësipërme por me diçka tjetër. Anto Rudaj ka prezantuar për gazetën Dan një kopje të një dokumenti në gjuhën turke që daton nga viti 1857, origjinali i së cilës ekziston në Arkiven e Shtetit të Malit të Zi, përkatësisht në degën arkivore të Ulqinit.

Ky dokument vërteton se paraardhësi i Anton Rudaj, Gjel Rudi dhe banor vendas Mark Gila për 5500 grosh, në atë vit kanë blerë nga “Hyseini dhe Beqiri, djemtë e Tul Beqirit, me njohuri të administratës Sheriatit, tokë në fshatin Shtoj, kufi me Avdulah Katanën deri të Kneta dhe me rrugë të madhe… dhe bëhen blerësë dhe pronarë të ligjshëm”.

Atë kontratë blerjeje e ka nënshkruar dhe vulosur në prani të dëshmitarëve kadia i athershëm Shaqir Isufi me 18 gusht 1857.

By admini