libraria-arti-ulqinShkolla, kinemaja, teatri, spitali, farmacia, xhamia, kisha, zyrat e pushtetit vendor, etj. janë disa objekte të veçanta që na tregojnë shumë për jetën e një bashkësie. Janë më shumë se shërbime. Përbëjnë çelësa leximi të territorit, janë legjenda e hartës komunitare. Prania ose mosprania e tyre në qytet, lagje apo fshat, na flet më tepër se shumë manuale ose udhëzues të specializuar.

Libraritë janë pa dyshim një nga pikat më të rëndësishme për të kuptuar një territor të caktuar dhe jetën e qytetarëve. Sepse bashkësia ka vërtet nevojë për dyqane byrekësh dhe qoftesh për të ushqyer barkun, sikurse ka nevojë për dyqane brekësh e veshmbathjesh për të veshur lakuriqësitë, ose për ambulanca e farmaci për të shëruar trupin. Por bashkësia ka nevojë edhe për librari për të ushqyer mendjen.

E pikërisht mospasje e një librarie në një qytet tregon shumë. Deri para pak kohe mund të thonim se në Ulqin kishim një librari, Libraria Arti, dhe kjo falë pasionit për librin të pronarit të saj z. Gazmend Çitaku.
”Libraria ARTI ne Ulqin eshte mbyllur ndersa veprimtaria botuese vazhdon me te njejtin tempo”. kështu shprehet në një postim të tij në rrjetin social proanri Çitaku në një bashkëbisedim me një nga miqtë e tij duke treguar për këtë veprim të dhimbshëm, mbylljen e librarisë së vetme me libra në gjuhën shqipe në qytetin e Ulqinit.

”Krizë leximi”, do të shprehej kohë më parë poeti Basri Çapriqi, mosinteresim për librin, çmimi i librit i papërballueshëm  për lexuesin apo edhe ndonje arsye tjetër që e kanë detyruar z. Çitaku të ndërmarrë një veprim të tillë ka sjellur faktin që Ulqini përsëri do të vazhdojë të jetë pa librari në qytet.

libraria-arti-ulqin

By admini