Modelja shqiptare me banim në Nju Jork, Lola Luma, ka prezantur koleksionin e fustaneve të nusërisë së firmës angleze Venus Bridal UK.
Shkruan Beqir SINA – New York
NEW YORK CITY : 10-12 tetor kanë qenë dy ditët, e muajit që mbushet me dasma dhe që pamë më shumë veshjet martesor nga disenjatorët e gjithë bota, e ashtuquajtur si “Java Ndërkombëtare e Fustaneve Martesore” në qytetin e Nju Jorkut, e cila u zhvillua lagjen turisitike në Pier 94 në limanin kryesorë të qytetit.
Një prej evenimenteve më të mëdha të fustaneve të bardha të nusërisë, i mbajtur çdo vit në Romë, Parsisë, Londër, Berilin, Amsterdam, erdhi në metropolin e botës qytetin e New Yorkut, si një përpjekje, për të nxjerrë në pah stile të freskëta të reja për veshjet dhe fustanet martesore të vitit, shkruan shtypi njujorkez.
Kjo, pasarel e bukur mode, simbas tyre gjithashtu, është bërë një mënyrë e përshtatshme për shitësit, dhe blerësit anembanë Amerikës, dhe botës – ku desinjersit, nuset e reja, revistat rozë dhe shtypi kulturor dhe artistik, “hedhin” sytë në një super “dyqan” ku çiftet e reja kërkojnë, një prirje nga më të fundit për veshjen e ardhshme martesore.
Java Ndërkombëtare Martesore – e këtij viti, është e ndryshme, sipas disa eksperteve të modes duke nisur nga tendencat e reja në veshjet martesore për këto dy muaj – por, edhe për ato martesa që do të vinë vitin e ardhshëm. “Disa mund të mendojnë se këto fustane martese janë të çuditshme, të tjerët mund të mendojnë se ato janë krijuese dhe unike për një suprizë”.
Trendi më i madh këtë vit, thanë ata është për veshje fustane martesore pa krah me një dekolte të theksuar dhe të hapura komplet në shpinë.
Ndërsa, një tjetër tendencë e dukshme thanë modelistët është që fustanet të jenë sa më të hapura dhe të çara shumë deri në “ekstrem” në pjesën e poshtme. Këto shihen përmes disa fustaneve të martesës të sjellë me një grimë të ri, që luajnë dhe të vën në lojë, duke i bërë nuset të duken sexy dhe konservatore në të njëjtën kohë.
Këtë vit në sfilatën e modës së fustaneve të nusërisë ka marrë pjesë edhe Lola Luma, vajza shkodrane, e cila ka mahnitur gjithnjë e më shumë me bukurinë dhe sharmin e saj.Modelja shqiptare me banim në Nju Jork, Lola Luma, ka prezantur koleksionin e fustaneve të nusërisë së firmës angleze Venus Bridal UK, në Nju Jork : “Java Ndërkombëtare e Fustaneve Martesore 2015” – “ New York International Bridal Week 2015”