Me 26 shtator të këtij viti Familja Buzuku nga Ulqini priti mysafirë special nga SHBA. Në ullishtën e tyre ata priten personelin e Ambasadës amerikane në Podgoricë.
”Mysafirët tanë patën rastin të provojnë vajin e virgjër të ullirit si dhe të shijojnë disa nga ushqimet tona tradicionale”, kështu shprehen nga familja Buzuku me rastin e kësaj vizite të veçante.
Mysafirët nga SHBA poashtu vizituan edhe ullirin e vjetër 1314 vjeçar që gjendet në ullishten e kësaj familje.