Një pjesë e opozitës në Mal të Zi ka filluar mbrëmë një protestë në qytetin e Podgoricës. Sipas organizatorëve, protesta do të ndërpritet në momentin kur do të plotësohen kushtet dhëna të cilat janë: dorëheqja e qeverisë dhe formimi i një qeverie kalimtare si dhe implementimi i plotë i ligjit zgjedhor.
Pozita dhe opozita spekullojnë me numrin pjesëmarrësve në protestë por që e verteta është se numri është shumë më i vogël nga ai që ka pritur kjo pjesë e opozitës.
Por në të gjithë këtë një pikë interesante ka të bëjë me një foto nga kjo protestë të publikuar nga faqja FreedomClling.me ku përkrah flamujve të malazez dhe serb shihet dhe ai shqiptar.
”Kjo nuk është protestë nacionale, religjioze e as politike, kjo është protestë e të gjithë qytetareve të Malit të Zi”, kështu shkruhet në mesazhin poshtë kësaj fotografie.
Nuk dihet nëse në këtë protestë të kenë marrë pjesë edhe shqiptarët aq më shumë kur kjo pjesë e opozitës njihet në Mal të Zi si poserbe apo kjo është pjesë e koreografisë së aktivitetit.
Paskan ne plan me ndeje gjate ne proteste!