Reporteria Alison Parker 24 vjeç dhe kameramani Adam Ward 27 vjeç u vranë në të shtënat në mëngjes herët
MONETE – VIRGINIA : Një gazetare dhe operatori i saj janë vrarë drejtëpërsëdrejti në nji television Amerikan, teksa ishin duke bërë një intervistë.
Gazetarët Alison Parker dhe operatori Adam Ward që raportonin për televizionin CBS – WDBJ7-s janë qëlluar për vdekje në sheshin Bridgewater pranë Smith Mountain Lake në Virginia mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6.45 të mëngjesit. Policia ka shkuar dhe ka nisur hetimet.
Policia e cila thotë se është vënë në ndjekje të personit të armatosur, ka konfirmuar se Alison Parker dhe kameramani Adami Ward kanë vdekur, si pasojë e incidentit, i cili ndodhi, sot në orën 6:45 të mëngjesit pranë qytetit Moneta në Virginia
Ward dhe Parker, thane ata ishin duke marrë në intervistë në zonën bregdetare- kur rreth tetë të shtëna janë dëgjuar se ishin drejtuar ndaj gazetarve.
Video e transmetimit tregon Parker dhe gruan tjetër, e cila ishte duke u intervistuar të bërtas pas të shtënave dhe ajo provon të telefonoi studion mirëpo kamera bie në rrugë dhe humbet sinjali menjëher.
Ndërkaq në video shihet një person i veshur me të zeza duke mbajtur një armë në anën djatht të dorës.
Televizioni kombëtar CBS –deklaroi se camearmani Adam Ward dhe gazetaria Alison Parker ishin duke filmuar dhe intervistuar drejtoren Vicki Gardner, nga Dhoma e Tregëtisë, në programin e mëngjesit në orën 06:45
Menaxheri i përgjithshëm në stacionin televizivë CBS – doli më pasë për të konfirmuar vdekjen e Parker 24 vjeç dhe Ward 27 vjeç.
Reporteria Alison Parker dhe kameramani Adam Ward u vranë në të shtënat në mëngjes herët:
“Është detyra ime – që shumë – shumë të pikëlluar për të raportuar … se Alison dhe Adami vdiqën këtë mëngjes”, ka thënë pas incidentit manaxheri i CBS.
Personi që po intervistohej zonja Gardner ishte gjithashtu qëlluar në shpinë në këtë sulm dhe u dërgua në spital, ku ajo ishte– jashtë rrezikut për jetën, thonë mediat amerikane.
Rreth 30 deri në 40 policë janë në këtë zonë, duke u përpjekur për të kapur dorazin dhe gjetur armën e perdorurprej tij.
Një zëdhënës me Departamentin Virxhinia ka konfirmuar se më shumë se gjysma e departamentit të tyre janë në kërkim të vraresit në vendngjarjen në zonen bregdetare dhe përreth saj.
Ndërkohë shkollat në lagjet për rreth Dudley, Burnt dhe Windy Gap ,Bedford County janë vënë nën kontrollin e policisë.