Gjatë turnit të natës Shërbimi i mbrojtjes së Ulqinit ka intervenuar në disa lokacione.
Intervenime ka pasur në zjarrin në Kodra dhe atë në disa vende si dhe në Darzë në zjarrin që ka shpërthyer në rrethana shumë të dyshimta. Zjarri në Darzë rreth shtëpisë se Peroviqëve ka shpërthyer në disa vende dhe vendasit dyshojnë në njërin banor të lagjes.
Poashtu në Shtoj si pasojë e zjarrit eshtë ndezur edhe një automjet.
Në intervenimin e suskseshëm të njësitit të mbrojtjes ka marrë pjesë 5 zjarrfikësa dhe 2 automjete.