vuthaj-shtepia-kulturesNga Esad Gjonbalaj

Vuthaj 14 Gusht 2015

Komuna e re Gucisë si duket ka filluar te prek sado pak me angazhimet e saj ne mirëqenien e qytetarëve. Para ca ditësh filloj vendosja e kulmit ne Shtëpinë e Kulturës ne fshatin Vuthaj.

Kulmi i Shtëpisë se Kulturës ishte rrezuar nga bora para 5 viteve dhe ishte neglizhuar për vite te tera nga institucionet e komunës se Plavës. Një gjendje e tille e Shtëpisë se Kulturës e cila ishte shndërruar ne një gërmadhë i jepte një pamje te shëmtuar edhe fshatit.

Siç na informoj Sekretarja e Sekretariatit për Rregullimin Hapësinor dhe Pronësi ne komunën e Gucisë znj. Havaja Prelvukaj ky është një fillim i mbar për te dëshmuar se ne si komune po prekim ne jetën dhe mirëqenien e e qytetarëve tanë edhe pse buxheti i komunës është i limituar . Vlerësojmë se ky investim sado modest qe duket ne shikim te pare është shume i qëlluar i i institucioneve përkatëse te Gucisë.

Foto: Kelmend Ahmetaj

vuthaj-shtepia-kultures-1
vuthaj-shtepia-kultures

By admini