agregati-dhe-elektrodistribucioni-ulqinSezoni turistik i këtij viti të sukseshëm, së paku deri tani, do të mbetet në kujtesë të qytetareve për mungesa të shumta të energjisë elektrike. Nga ky fenomen kësaj vere kanë qenë të prekur pothuajse të gjitha pjeset e qytetit pa përjashtim.

Në lidhje më këtë problem të madh, hotelet e vogëla dhe shtëpitë private të cilët si veprimtari parësore dhe jetësore kanë turizmin, kanë kërkuar zgjidhjen në blerjen e agregatëve për furnizim me energji.

Çmimet e agregateve në varësi të fuqisë sillen prej 1000euro por ka agregat me fuqi më të mëdha që kushtojnë edhe 10 000 euro.

Nga ana tjetër, sipa një kumtese për opninion të Elektroekonomisë së Malit të Zi rezulton se amvisëritë nga Komuna e Ulqinit për muajin korrik kanë llogarinë mesatare më të madhe në Mal të Zi. Nëse mesatarja në nivel të shtetit është 38,5 euro, qyteti i Ulqinit këtë mesatare e ka 61 euro.

 

By admini