”Po kalon një vjet qëkur Malësinë e la njëri nga bijtë më të nderuar të tij, dr. Lukë Gjokaj. Një vjet, e Malësia ende e “pret” hapjen e ordinancës së tij dhe “prezencën” e doktorit me stetoskop rreth qafe.
Dottore, na mungon të gjithëve, edhe për kafen e mëngjesit që e pimë me vite të tëra bashkë. Prehu në paqe në dheun e vendlindjes sate që ia përkushtove tërë jetën.
I përjetshëm qoftë kujtimi yt.
P.S. U ftojmë që më 16. 08. 2015 (e diel) të bëheni pjesë e aktiviteteve të manifestimit “Malësia për dr. Lukën”’‘, kështu shkruan në një postim të tij aktivisti nga Malësia Nikollë Berishaj, rreth aktivitetit që do të bëhet në njëvjetorin e vdekjes së dr. Lukë Gjokaj.
Aktivitete të tilla në kujtim të njerëzve të tillë, siç ka qenë dr. Luka ja vlen të përshendeten.