
Në komunën e Ulqinit sot shpërthyen 5 zjarre ku pjesa më e madhe e tyre ishin në Anë të Malit.
Zjarri në fushën e Shasit kishte shpërthyer në disa vende dhe sipas të gjitha gjasave ishte i qëllimshëm. Janë ndezur sipërfaqe të mëdha të livadheve por ekipi i shërbimit të zjarrëfikësve të Ulqinit ka arritur të shpëtojë një ullishtë të familjes Muçaj.
Poashtu zjarri ka shpërthyer edhe në Brajshë në afërsi të familjes Koka.