Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, Kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti dhe bashkëpunëtorët pritën Ministrin e Arsimit SHkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës Prof Dr.Arsim Bajramin dhe zyrtarët që e shoqërojnë.
Duke i uruar mirëseardhje Kryetari Gjeka u ndal tek problemet që e përcjellin arsimin shqip në Mal të Zi. Nga ana tjetër Ministri Bajrami , duke vlerësuar takimin me homologun e tij malazez Predrag Boshkoviq, paralajmëroi në muajin tetor nënshkrimin e marëveshtjes së bashkëpunimit me palën malazeze e ku arsimit shqip do ti kushtohet vëmendje e vecantë. Ai , tha se Kosova është e gatshme që të ndihmojë jo vetëm me tekste që nga abetarja dhe lektyra shkollore, por edhe me ekipe ekspertësh që do të kyceshin në trupat punues të hartimit të teksteve të historisë, gjuhës dhe letërsisë, artit muzikorë etj, Po ashtu Kosova nënvizoi Bajrami është e interesuar që asnjë studentë nga Mali i Zi mos të mbesë pa u rregjistruar, vetëm këtë vit në Universitetet e Kosovës në afatin e parë janë rregjistruar 100 studentë , ku në mjeksi janë lejuar 15 kuota.
Ne do të pranojme studentë nga Mali i Zi edhe në afatin e gushtit, por mbetet që lista të jetë e përbashkët nga të gjithë subjektet shqiptare që veprojnë në Mal të Zi.
Ai , preku po ashtu cështjen e liberalizimit të nostifikimit të diplomave për cgjë është dakorduar me Ministrin Boshkoviq , por edhe për rregjistrimin e studenteve tanë për studimet Master dhe Doktoranturat.
Kosova është e gatshmenënvizoi Ministri që të ndihmojë edhe në aspektin e trajnimeve të mësimdhënësve me metodat bashkohore evropiane. Kjo gjë bëet në kuadër të integrimeve rajonale
Pakicat ndërmjet dy shteteve duhet të jenë ura bashkëpunimi u tha në takim.
Ministri Arsim Bajrami i shoqëruar nga i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Podgoricë Srgjan Sentiq dhe zyrtarë të tjerë vazhduan takimin ndaras me përfaqesuesit e Këshillit Nacional Shqiptar në Mal të Zi, ndërkohë që pritet takimi përmbyllës i vizitës me përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare.