Valldanosi-ulqinKryetari i Forcës Nazif Cungu është takuar këto ditë me anëtarët e shoqatës për kthimin e pronave me qëllim të formulimit dhe përgaditjes së propozimit juridik të pronësisë mbi Ullishten e Valdanosit.

Në deklaratën, të cilën e transmetojnë mediat malazeze, thuhet se kjo është në përputhjen me aneks marrëveshjen e Forcës dhe DPS-të të nënshkruar kohë më parë.

Në takim është formuar edhe grupi punues në të cilin përveç Cungut, që do të jetë edhe udhëheqës, janë edhe Batko Gjakoniviq, kryetar i  shoqatës për kthimin e pronave, kryetari i shoqatës së ullishtarëve Fikret Katana, kryetari i MOGUL-it Xhemal Peroviq dhe përfaqësues të qeverisë lokale.

Propozimin do ta formulojnë një grup avokatësh me në krye avoaktin Mustafë Çapuni.

By admini