Shoqata e diabetikëve “Rrethi i kaltër” Ulqin, ditën e premte, me 28 nentor në ambijentet e Shkollës së muzikës, në ora 11,00 do të promovojë doracakun në gjuhën shqipe “Jeta e shëndetshme e diabetikëve”, përgadtitur nga Shoqata “Rrethi i kaltër” Tivar.
Në këtë proimovim do të marrë pjesë endokrinologeja Valentina Kaliniq.
Shoqata me këtë rast do t’u ndajë diabetikëve donacionin me vlerë nga ulqinaku Rifat Stankoviq, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.
Ftohen të gjithë diabetikët e interesuar që të marrin pjesë.