Policia e Shtetit e Shqipërisë ka ndihmuar dhe shpëtuar një çift turistesh francezë, të cilët kishin humbur rrugën në zonën e Valbonës në Tropojë.
Mësohet se rreth orës 16:40 u njoftua Salla Operative e Policisë së Malësisë së Madhe se një çift turistësh francezë kishin humbur rrugës, nga Thethi për në Valbonë dhe kërkuan ndihmën e Policisë pasi nuk orientoheshim dot për drejtimin e lëvizjes dhe nuk dinin vendndodhjen, shkruan gazeta Dita.
Pas dy orë kërkimi nga toka dhe nga ajri, me helikopter dhe në këmbë nga punonjësit e policisë, u bë e mundur gjetja e tyre poshtë Qafës së Valbonës.
Të dy turistët A.M. 28 vjeç dhe M.M. 24 vjeçe, ndodhen ne gjendje te mire dhe janë transportuar në drejtim të Shkodres me helikopter për të vazhduar itinerarin e tyre turistik.