Në një shkrim autorial të tij, ”Kamarierë të qeverisë” për të përditshmen Vijesti, deputeti Dritan Abazoviq duke shkruar për aktualitetin politik në Mal të Zi mendon se në të ardhmen e afërt mund të priten disa fenomene si: disa parti do të zhduken nga skena politike, e djathta konzervative duhet kufizuar si dhe gjetja e një modeli bashkëpunimi të opcioneve qytetare brenda opozitës.
Për aktivitetin e dertianishëm dhe sjelljen e mundshme në të ardhmen të partive të pakicave ai ka mendimin e tij.
” Nëse të gjithë këto arrihen (që është shumë reale), mbetet vetëm për të përcaktuar pozicionin e partive të pakicave. Deri tani, të këto parti ka dominuar dëshira për të marrë një pune në pozitë – Kamarierë të qeverisë. Por është e mundur që të paktën ndonjë prej tyre, të kenë nevojën për të ndryshuar strategjinë politike, e cila deri më tani ka provuar të jetë fatale, kryesisht për popujtë prej nga ata vinë. Nuk duhet të përjashtojmë as kthesat e papritura, sepse këtu politikanët janë të gatshëm të bëjnë çdogjë për një apartament, një makinë, të holla, ose thjesht nga nxitja që të ndihmohet bosi”, vlerëson Abazoviq.
Po kujt i takon Ti z. Abazoviq? Vetem shkrime dhe retorike se kurgja tjeter nuk ke tregue deri tash.
ky nuk kishte kurr ne pushtet qendror, ne ate lokal fuqia e tij eshte ende shume e vogel, une zdi cka mund te pritet nga kjo pozit realisht more zoteri/zonj3????
Dino, kisha me deshirue qe Dritani te fitoi fuqi dhe ti ndimoi popullit. Cdo here asht lehte me kritikue ate qe asht ne pozite. Tung!
@ larg nga ulqini: Dritani eshte njeri i proncipeve te larta, nuk eshete i futur ne biznese qe ate t’a mbroj apo shtoj nepermjet te politikes.Cfar lehte me kritiku ate qe eshet ne pozit,skan anje rezultat bre burr,per cka jemi duke fol,ky bile eshte trim dhe e flet te verteten troc,por ska populli mend qe t’i jap pak me shume perkrahje e te provojme dicka ndryshe se keto deri tash i pam ma, krejt karierista e individualista!