Peticioini-ne-RaneNënshkrimi i peticionit “STOP diskriminimit,duam të arsimohemi si shqiptarë “ është duke vazhduar këto ditë si nëpër pika të ndryshme të qytetit të Ulqinit ashtu edhe edhe disa ditë më parë edhe në Krajë dhe Katërkollë.

Qytetaret janë mjaft të interesuar që të nënshkruajnë peticionin dhe numri mbi 1000 të nënshkruarve të mbledhur nga vet z. Gëzim Ibroçi flet mjaft për këtë. Z. Ibroçi vazhdon të punojë për mbledhje edhe më shumë të nënshkrimeve.

Sot, këtë të diele, në Ranë është një pikë për nënshkrim të peticionit ku qytetaret mund a nënshkruajnë atë. Shëtitni dhe nënshkruane peticionin.

Poashtu të gjithë ato që nuk kanë mundësi që ta nënshkurajnë drejtpërdrejt peticionin, kanë mundësi që këtë ta bëjnë nëpërmes internetit. Prandaj, ”humbni” pak kohe dhe nënshkruane atë në linkun e mëposhtëm.
http://www.ipetitions.com/petition/stop-diskriminimit-duam-te-arsimohemi-si

By admini