bota-sot-20-vjetNga Beqir SINA

Me rastin e Njëzetë-Vjetorit të daljes në “dritë” të zërit të shqiptarëve, gazetës kombëtare Bota sot, botës së shqiptarëve, në Kosovë – Shqipëri, Luginën e Preshevës, shqiptareve në Mal të Zi, Maqedoni, Camëri, Arbëreshët dhe Diasporë, më lejoni të shpreh një konsideratë dhe faleminderim, për gazetën që mbajti gjallë frymën tonë kombëtare, për shërbimet e rëndësishme, që bëri ajo për dy dekada në dobi të popullit shqiptar, posaçërisht me ato shkrime dhe mesazhe dedikuar përkrahjes së luftës së Kosovës – luftës për clirim – liri, dhe pavarësi si dhe lindjes së shtetit më të ri në botë Kosovës, luftës dhe përpjekejeve historike të shqiptarve për më shumë të drejta në trojet e okupuara sllavo – serbe.

Në 20 vjetorin të daljes së numrit të parë të së përditshmes “Bota Sot”, gazetës kombëtare shqiptare, që ky përvjetor medial më lidh mua me një shkollë të madhe dhe të gjatë të gazetarisë, e cila dy dekada më parë nisi rrugën e suksesit të saj, duke u bër tribunë e gazetarisë shqiptare, është krenari që jam pjesë e kësaj gazete.

Si gazetar i pasionuar ndër vite, tek Bota sot, qysh në ditët e para – mund të them se kam qenë i perviligjuar, se gjeta ekselencën e gazetarisë shqiptare, tek kjo gazetë, e cila lindi dhe u rritë me frymën tonë kombëtare.

Bota sot, më ka mbështetur dhe botuar cdo shkrimë, nga Shtetet e Bashkuara – duke u sjell në Kosovë, trojet shqiptare dhe diasporë, “një copëz Shqipëri – nga këtu përtej oqeanit Atlantik”.

Andaj më bie për hise, sot, që në këtë përvjetor histori suksesi të kësaj gazete prestigjoze shqiptare, që në këto dy dekada ka bër emër të mirë në gazetari, të faleminderoj dhe të urojë themeluesit dhe pronarët dhe botuesit të saj, stafin e saj drejtues, nëpër vite, dhe në veçanti gazetarët dhe gazetarëve të saj, profesionit, kurajoz, të guximshëm dhe mjeshtrit e gazetrisë, të gjitha ato penat e forta, por edhe miqt e shokë bashkëpuntor, që kan kontribuar – lexuesve të shumtë të saj në Kosovë, trojet shqiptare dhe SHBA e Europë, t’ua uroj këtë 20 vjetor.

Me këtë rast, shpreh një nderim të thellë dhe një përulje në këtë përvjetor, ndaj gazetarëve të saj të ndjerë, jeta dhe pena e të cilëve, e shuar nga dora vrastare, ose atyre që u larguan në amshim – është ende e gjallë dhe frymon shqip si pjesë e historisë së gazetës kombëtare “Bota Sot”.

Historia njëzetvjeçare e gazetës kombëtare “Bota Sot”, e cila ka qenë një histori e vazhduar e gazetarisë kombëtare shqiptare, prej rilindjes kombëtare, me pavarësin e Shqiprisë, është edhe pjesë e historisë së lirisë, luftës clirimtare të pavarësisë së Kosovës, histori e përpjekjeve të pandalshme gjithëshqiptare për të drejtat e shqiptareve, në të gjitha trojet etnike e Camëri.

“Bota Sot”, gjatë këtyre dy dekadave, e nisi punën e saj me një guxim të pacmuar, duke hyrë në historinë e gazetarisë shqiptare, në një kohë kur Kosova ishte e robëruar dhe e sunduar nga një rregjim brutal – nga rregjmin sllavo – komunist, me një mision te saj kombëtar që i dha forcë qëndresës, që i dha forcë idesë së pavarësisë, në themelet e së cilës kjo gazetë vuri po ashtu sakrificën, mundin, dijen dhe guximin për të thënë dhe për të mbrojtur të vërtetën e kësaj historie.

“Bota sot”, si pjesë e kësaj historie, eshte tani pjesë e të gjitha atyre mediave – radiove, gazetave, dhe televizioneve shqiptare, që lindën dhe u ngritën me lirinë, luftën clirimtare dhe pavarësin e Kosovës, duke treguar se ajo do ta vazhdojë rrugën e saj – edhe para sfidave me të cilat përballet shtypi shqiptar sot, në Shqipëri, Kosovë , trojet shqiptare, dhe diaspor për ta bërë të denjë Bota sot, edhe në këtë konkurrencë mediale, tersishte të pandershme, por mbi të gjitha për të vazhduar misionin e saj të zgjedhur kombëtarisht në botën e gazetarisë Shqiptare.

Një marshim i gëzueshëm dhe ecje të pandalshme, e Bota sot, duke ofruar ide, vrull të ripërtërirë, në veprimtaritë gjeneroze të këtij emitenti të përpiktë të gazetarisë shqiptare, deri edhe ne nguxim dhe sakrifece me ndihmë të vazhdueshme, per zhvillimin dhe prosperitetin e shtetit Kosoves, dhe zgjedhjen e ceshtjes shqiptare.
Në fund në vend të kartolinës, në këtë 20 – Vjetor të ditëlindjes së gazetës kombëtare Bota sot, i shkon asaj si mirënjohje dhe faleminderim në mision e saj historik, kushtuar shërbimit që i bëri ajo shtypit të lirë, lirisë e pavarësisë së Kosovës.

 

Urimi i MEHMET BARDHIT, prof., kryetar i LD në MZ

Gazeta  BOTA SOT
Botuesit,  zotni  Xhevdet Mazrekaj
Drejtoreshës, zonja Dafina Xhemaj
Kryeredaktorit, zotni  Idriz Morina

P r i s h t i n ë – KOSOVË  e  ZVICËR

I nderuari botues i gazetës BOTA SOT, z. Xhevdet Mazrekaj,
E nderuara drejtoreshë, znj.Dafina Xhemaj,
I nderuari kryeredaktor, z.Idriz Morina,
Të nderuar gazetarë,

Me rastin  e 20-vjetorit të gazetës kombëtare BOTA SOT, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LD në MZ),  partisë së parë politike të shqiptarëve në trojet e veta stërgjyshore, sot në Malin e Zi, në emër të udhëheqësisë së saj, të anëtarëve dhe në emrin tim personal, ju dërgoj urimet tona më të përzemërta.

Të nderuar, BOTA SOT, që nga themelimi i saj u tregua e denjë për lexim e informim për obligimet kohës në vazhdimësi. Frymoi dhe rrezatoi kombëtarisht. Afirmoi principet demokratike në media, sidomos për ato të shkruara; ishte dhe është shembull. Çështjet ekonomike, politike po edhe ato letrare e artistike e sportive nuk u lanë anash.

BOTA informoi botën (të brendshme po edhe të jashtme) në kohë reale dhe  në mënyrë objektive, me profesionalizëm e guxim qytetar, madje  edhe investiguese, për çka shoqëria kishte dhe ka  nevojë.

Bëtë shumë  edhe për informimin për botën shqiptare jashtë Kosovës. Informuat edhe për shqiptarët në trojet e veta, që sot gjendën në Malin e Zi, për çka posaçërisht ju falënderoj dhe ju përgëzoj.
Të nderuar, u muar vesh gjithëherë mundet më mirë e më shumë, devizë kjo që vlen për gjithkend që punon e vepron, pra edhe për ne.

Urime!
Dalshi faqebardhë!
 

Me respekt,
MEHMET BARDHI, prof., kryetar i LD në MZ

E-mail: mbardhi@hotmail.com

By admini