Teuta-haxhiuNë Kuvendin e Kosovës me 72 vota për, me 9 vota kundër dhe asnjë abstenim u miratua Projektrezoluta e paraqitur nga kryetarja e grupit Parlamentar të AAK-së Donika Kadaj -Bujupi.

Projektrezoluta, ndër të tjera, parasheh respektimin e kufijve të Kosovës me Malin e Zi sipas Kushtetutës së vitit 1974, transmeton Koha net.

Gjatë debatit zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi tha se ajo që është thelbësore për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, është se Kosova nuk humb asnjë metër katror në demarkacionin me Malin e Zi.
Thaçi ka thënë se Kosova nuk humb asnjë metër katror sipërfaqe në procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ai ka thënë se ky proces është në dobi të Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

Deputeti nga radhët e PDK-së biznesmeni Ramiz Kelmendi e ka çuar në qiell shefin e tij të partisë, zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi për vizitën e tij në Mal të Zi.
Sipas Kelmendit, trasnemton kp, nuk është e lehtë që një shtet mik me Serbinë ta bëjë që ta presë në mënyrë madhështore ish-liderin e UÇK-së.
Ai ka përmendur rastin e Ulqinit ku Hashim Thaçi është shpallur qytetar nderi.
Kelmendi tha se kjo është aftësia e liderëve të mëdhenj.

Por njëjtë me deputetet e PDK nuk mendojnë edhe ata të opozitës. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka ftuar Qeverinë e Kosovës që ta rregulloj këtë çështje, sepse do të ketë probleme nëse nuk kthehet kufiri në vijat e vitit 1974.
Ai tha se e dinë që kufiri ka ndryshuar dhe se ka ardhur në brendi të Kosovës.
“E kam një pyetje, a shihni mundësi ta ktheni vijën kufitare të vitit 1974…Nuk do të kalojë kështu, keni parasysh, vija kufitare duhet të kthehet…Jemi duke folur për një temë që mund të na nxjerr telashe në të ardhmen… Nuk i vyen as Gjukanoviqit, as neve problemi me kufirin”, tha Haradinaj.

Deputeti i LW Albin Kurti deklaroi se kontestet kufitare po vazhdojë dhe se Kuvendit të Kosovës i nevojitet materiale për takime me përfaqësuesit e Malit të Zi sepse nuk i besohet Hashim Thaçit.
Ai tha se për të vendosur marrëdhënie me fqinjët dhe privilegje aso kohe janë fal toka Malit të Zi prej 5 pesë kilometra në brendi të Kosovës.
Kurti tha se Kosova ka humbur gjithsej 6. 600 hektarë dhe rrezikon t’i humbë edhe 500 hektarë.

Por në të gjithë këtë është ndërlidhur edhe deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu që hodhi dyshimin e saj se, ”kam frikë se tepihat e kuq në Ulqin do ta kenë koston e vet për shtetin e Kosovës”.

By admini