Të dhëna onomastike dhe demografike për Shasin dhe vendbanimet e nahijes së Bunës së Përtejme sipas defterëve osmanë të shekujve XV dhe XVI (6)

Prof. dr. Iljaz Rexha

Fshati Kroq – Kërroqi në regjistrin e Kadastrës së Shkodrës të viteve 1416-1417 me formën Chorochi, me 8 shtëpi. Në defterin e vitit 1485 del i regjistruar vetëm me 1 shtëpi, po ashtu me formën Kirroç, ndërsa në vitin 1582 del me formën Krroq-i, si timar i Mustafait dhe i Veliut të përmendur dhe kishte 10 shtëpi dhe 7 beqarë, me këta kryefamiljarë: Simon Gika, Gjergj Simoni, Pal Dakina, Gjergj Lika, Shkurra Gjergji, Prenç Nika, Jakota Nika, Jaka Nika, Ilja Nika, Luka Jakota, Andon Jakota, Mark Jakota, Gjergj Bisha, Pepa Gjergji, Goga Gjergji, Andre Mateshi (Maneshi), Petri Mateshi (Maneshi). Fshati Salç(a) i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 kishte 8 shtëpi me këta kryefamiljarë: Lazeri – i biri i popit, Todori – i biri i Karolit, Dimitri – i biri i Bushatit, Petri – i biri i Bushatit, Rosi – i biri i Bushjarit, Gjergji – i biri i Gurilit, Tanushi – i biri i Gjonit dhe Petri – i biri i Bozhidarit. Në vitin 1582 ishte krejtësisht i braktisur dhe banorët e tij ishin një kohë të gjatë në arratisje, kurse toka e tij punohej nga jashtë.

Fshati Selita – Shelita i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Së pari ishte i regjistruar në kadastrën e Venedikut të vitit 1416-1417, me 20 shtëpi. Në vitin 1485 ishte trollishtë, e banuar nga banorët e ardhur nga fshati Prela, me 21 shtëpi, ndërsa në vitin 1582 ishte zeamet i Prof. dr. Iljaz Rexha Bostan Ket’hydait dhe kishte 32 shtëpi me bashtina, 3 beqarë, 2 benak, 10 çifligje me këta kryefamiljarë: Hasan Ali me çiflig, Jusuf Hasan (benak), Ismail Hasib me çiflig, Hasan Grada me çiflig, Hasan Duka me çiflig, Pervane Nika me çiflig, Bajram Pali me çiflig, Hasan Gureci me çiflig, Ahmet Abdullahu me çiflig, Ali Ukshini me çiflig, Jusuf Berja me çiflig, Sefer Benja (benak), Hysen Berja (beqar), Ulkash Grada, Marin Pashtroviki, Todor Pashtroviki, Bisha Todori, Tola Grada, Andre Grada, Mili Grada, Lili Irmani, Daki Irmani, Pepa Irmani, Kola Irmani, Doda Irmani, Kola Irmani (tjetër), Kola Irmani (tjetër), Bisha Irmani, Shkura Irmani, Mark Irmani, Prenka Reçi, Llesha Reçi, Dulka Reçi, Pesha Nika, Shkurra Tuzi, Kola Doda (beqar), bashtina Ramadan Dobrusha në zotërim të Sulltane Hatunijes (me tapi).

Fshati Reç i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1416-1417 kishte 20 shtëpi, ndërsa në vitin 1485 kishte 8 shtëpi, 2 beqarë, me këta kryefamiljarë: Nika Reçi, Gjergj Reçi, Stepan Reçi, Kola Reçi, Dejan Stepani, Vuka Reçi, Nika Stepani, Leka Reçi, Gjergj Nika, Ukça Gruda. Ky vendbanim në vitin 1582 ishte ziamet i të përmendurit dhe kishte 26 shtëpi me bashtina dhe 3 çifligje, me këta kryefamiljarë: Petri Bukmiri, Mark Bukmiri, Shkurra Reçi, Mihal Kola, Doda Mikiq, Gec Braka, Presh Mikiqi, Nadal Ignati, Gjergj Gjuroji, Memi Reçi, Mark Gjini, Pal Ignati, Berja Bardi, Çeta Miliq, Jani Bardi, Marin Bardi, Nik Doda, Nik Bardi, Peca Burlati, bashtina Doda në zotërim të Mustafa Abdullahut, Prend Lubardi, bashtina Shkura Kryqi në zotërim të Marin Reçit, Marin Reçi, bashtina Kola Gjuroviq në zotërim të tij, Iskender Hasani me çiflig, bashtina Guraleva Krysa në zotërim të fshatit të lartpërmendur, bashtina Nika Gusha në zotërim të Kola Bukmirit dhe Vasil-it, vëlla i tij (me tapi sipas vendimit të kadisë), bashtina e Engjel Lubardgjinit (Lumbard+Gjinit – I.R.), në zotërim të Mark Gjergjit (me tapi sipas vendimit të kadisë), bashtina e Stepan Gjonit në zotërim të Koka Krysa.

Fshati Pentari i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Së pari ishte i regjistruar në regjistrin e Kadastrës së Shkodrës në vitin 1416-1417, ndërsa në vitin 1485 kishte 4 shtëpi me këta kryefamiljarë: Andreja – i biri i Burmazit, Gjergji – i biri i Bukmirit, Gjergji – i biri i Bukmirit (tjetër), Andreja – i biri Budanit. Ndërsa në vitin 1582 ishte timar i Mahmut Abdullahut dhe kishte 13 shtëpi me bashtina, 1 beqar, 1 benak dhe 3 çifligje, me këta kryefamiljarë: Pal Budaku, Jaka Bukmiri, Peca Bukmiri, Andre Bukmiri, Hasan Misini me çiflig, Marin Bukmiri, Dervish Hasani (benak), Andre Judani, Andon Bukmiri, Gjon Bukmiri, Sefer Andullahu me çiflig, Hysrev Abdullahu me çiflig, bashtina Sali Hysejni në zotërim të Hasan Misinit, Ulkash Pati, Puta Ashtri, bashtina Vula në zotërim të Gjek Bukmirit me tapi sipas vendimit të kadisë, bashtina Marin Gjini në zotërim të Prenç Ashkas nga fshati Shën Gjergji, tani është në zotërim të Pren Gjinit.

Fshati Pistull i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 kishte vetëm 2 shtëpi, ndërsa në vitin 1582 ishte zeamet i Bostan Ket’hydait dhe kishte 26 shtëpi me bashtina, 1 beqar dhe 2 çifligje, me këta kryefamiljarë: Bostan Ket’hudai me çiflig, Nikqa Rrapa, Maro Radi, Vuka Petri, Marin Rada, Mura Marki, Vuksan Petroni, Gjon Goga, Rrapoja Koka, Gjura Iveza, Maro Iveza, Andruka Nika, bashtina në zotërim të Ali Saraçit, bashtina Petri Doda në zotërim të Sefer Abdullahit, mbrojtës i kalasë së Ulqinit sipas tapisë dhe vendimit të kadisë, Mahir Hysrevi (çift), Noka Mili, bashtina Kola Todor Hoda, Noja Boriç, ashtina Jaka Doçi në zotërim të Gjergjit, Pervane Boliza, bashtina Doda Miza në zotërim të Gjon Midha, Gjergj Jaka, Niko Jaka, Martin Doda në zotërim të Hoda-s tani në zotërim të Nikas me ortakë, bashtina Marin Luzi në zotërim të Doda, tani në zotërim të Hasan Abdullahit, mbrojtës i kalasë së Ulqinit, bashtina Jak Markoç në zotërim të Hodas, bashtina Nika Mirusha në zotërim të Hoda-s, tani në zotërim të Mehmed Dida, bashtina Kata Bibmarka me vendim të kadiut, bashtina Nika me vendim të kadiut.

Fshati Prekali i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 kishte 4 shtëpi me këta kryefamiljarë: Gjergji – i biri i Prekalit, Stepani – i biri i tij, Petri – i biri i Matarisit, Prifti – i vëllai i tij, ndërsa në vitin 1582 nuk ishte fare i regjistruar dhe si duket banorët e tij ishin në arrati e sipër. Fshati Vidhgar i takon nahijes së Bunës së Përtejme. Në vitin 1485 kishte 6 shtëpi me këta kryefamiljarë: Mladen Laçi, Nua Laçi, Gjon Mar(k) Gjini, Damjan Broja, Nikolla Koroshi, Gjon Laçi.

Ky fshat në vitin 1582 ishte timar i mbrojtësve të kalasë së Shkodrës dhe kishte 38 shtëpi, 4 beqarë, 4 benakë dhe 5 çifligje, me këta kryefamiljarë: Osman Bubuka me çiflig, Pervani Bubuka (benak), Hasan Bubuka (benak), Ali Laçi me çiflig, Davud Poroja me çiflig, Sefer Koniq (benak), Mark Bubuka, Peca Marku (beqar), Kola Bubuka, Andre Bubuka, Mark Andrea, Nikaq Bubuka, Vasil Bubuka, Prend Bubuka, Vasil Prendi, Vuka Bubuka, Gjon Vuka, Prenç Bubuka, Andre Bubuka, Kola Bubuka, Prenç Krysa, Mark Prençi, Shkura Bubuka, Doda Bubuka, Bisha Bubuka, Dimsha Shkurra (beqar), Goga Andrea, Pisha Spani, Gojin Pali, Vasil Kola, Mark Ili, Mikas Milik (benak), Provir Dodiç (beqar), Xhafer Spani (beqar), Sinan Shkura (beqar), Kurd Kola me çiflig, Doç Poroja, Mark Doçi, Prend Poroja, Nika Prendi, Prend Mita, Kola Gika.

Temë nga projekti “Fol, shkruaj dhe përdore gjuhën tënde, gjuhën shqipe” –  Informimi në gjuhën shqipe i shqiptarëve në Mal të Zi dhe diasporë përmes faqes së internetit 2025”, pjesë e të cilit është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

By admini