Suzanna Shkreli, një figurë e njohur shqiptaro-amerikane me përvojë në shërbimin publik, po kandidon për postin e Sekretares së Shtetit në Michigan në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2026. Ajo njoftoi kandidaturën e saj zyrtare në fund të vitit 2025, duke u larguar nga pozita e Komisioneres së Lotarisë së Michiganit për të u përqendruar në këtë garë të rëndësishme politike, shkruan Illyria, transmeton Ulqini Online.

Shkreli është rritur si një amerikane brezi i parë me origjinë shqiptare. Në një intervistë të saj për mediat në SHBA ajo tregon për origjinën e saj, për babai e vet nga fshati Amull i Ulqinit dhe nënën nga Dinosha e Malësisë dhe ndikimin e tyre në arritjet e saja.

Shkreli ka një karrierë të gjatë në drejtësi dhe administratë publike dhe ka shërbyer si ndihmës-prokurore në Qarkun Macomb. Në qeverinë e Michiganit ajo ka mbajtur pozicione të rëndësishme, duke përfshirë atë të Deputy Legal Counsel, Michigan’s Child Advocate, dhe Director of Juvenile Justice Reform, para se të shërbente si Komisionere e Lotarisë.

Në fushatën e saj, Shkreli ka theksuar ndër të tjera mbrojtjen e demokracisë, forcimin e sigurisë së votës, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët si dhe modernizimin e proceseve administrative — për shembull, futjen e certifikatave digjitale të shoferit dhe rezultate më të shpejta të zgjedhjeve.

Në garë ajo përballet me kandidatë të tjerë në Konventën Demokratike të Michiganit për të marrë nominimin si kandidatë për Sekretare Shteti. Fituesi i kësaj gare partiake do të përballet më pas me kandidatët e Partisë Republikane në zgjedhjet e nëntorit 2026.

https://www.facebook.com/share/v/19vssEcqfG

By admini