Kompania tivarase Kallamper e ka zgjeruar aktivitetin e vet edhe në trevën e komunës së Ulqinit. Ditë më parë ata kanë hapur pikën e re të karburantit në unazën që të çon për në Katërkollë dhe Plazhin e madh, në vend të ish ”Deli Petrol”.
Siç mësohet në këtë pikë karburanti janë të punësuar 12 veta dhe se në kuadër të saj funksionon edhe një kafe bar dhe shitore.
Kjo është pika e pestë karburanti që funksionon në komunëm e Ulqinit.