Ilustrim: Shkupi

Në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur të paktën 59 persona kurse janë lënduar qindra persona të cilët janë vendosur nëpër spitalet e Shkupit, Shtipit dhe Koçanit.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu i ka dërguar një Telegram ngushëllim ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së veriut në Podgoricë Sh.E. T. dr Zeqir Ramçilloviq.

Telegramin e plotë mund ta lexoni më poshtë.

” I nderuari Shkëlqesi Ambasador,

Lajmi për tragjedinë e ndodhur në diskotekën “Pulse” ku raportohen dhjetra të vdekur e të lënduar ka troditur thellë qyterarët e Ulqinit.

Ju lutemi pranoni ngushëllimet tona të sinqerta, përcilljani familjarëve, ndërsa të lënduarve i dëshirojmë shërim të shpejtë.

Në këto momente të vështira ne jemi pranë Jush”.

By admini

Leave a Reply