Lajm i trishtë, ndërroi jetë poeti Ibrahim Berjashi, kështu shkruan poeti Hajredin Kovaçi për vdekjen gazetarit dhe shkrimtarit të njohur. Lajmin për vdekjen e Berjashit ja bashkangjet edhe një poezi të të ndjerit.

Ibrahim Berjashi

M’ka marrë malli me shku n’Shkodër!

Zemra gati po m` del përjashta,

Mall po m` vjen ka` Shtegvasha,

Pak ka` Buna, liqeni e Sukubina.

Virus corona m`kërcënohet:te karantina!

M `ka marrë malli me shku` n` Shkodër,

Për nji pilaf mëngjesi alla shkodrançe,

Kafe te Tullat e kuqe-taman kranjançe!

– E kuptove ti o, mori motër?

M` ka marrë malli me shku` n` Shkodër!

Me dal kreshnikçe deri n` Shirokë,

Ta marrsha – vdes për nji peshk n’ tjegull,

Por, me k`to maska zhyten n` merzi e mjegull.

-Rri n`shpi e shpëto jetën,aty n` votër!

A merr vesht, un` due t` shkoj n` Shkodër?!

Un` k`shtu e kam vendos,

Edhe deti u baftë hirrë e kos!

Ibrahim Berjashi Lindi në vitin 1948 në Ostros të Krajës, Komuna e Tivarit. Ka kryer Normalen në Ferizaj, Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, kurse Gjuhën e Letërsinë Shqipe e ka studiuar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.

Ishte themelues dhe kryetar i parë i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në Ulqin dhe një ndër organizatorët e manifestimit “Kalimera poetike”. 

Për një kohët të gjatë ka qenë korespondent edhe i gazetës Rilindja.

Lajmin për vdekjen e Berjashit e ka shpërndarë në rrjetin social edhe djali i tij Arbeni.

”Nuk kam fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen dhe humbjen kaq të madhe që kam sot. Kujtimet dhe dashuria e jote do të jetojnë gjithmonë në zemrën tonë.

Pritja bëhet deri në ora 3 te shtëpia ne Gjerana, varrimi ne orën 4h”.

By admini

Leave a Reply