Një kthesë të papritur për turizmin e Ulqinit ka ndodhur ditët që po lëmë pas. Shumë plazha të qytetit tonë, ndër to edhe plazhi i njohur ”Saranda”, ka humbur mundësinë për t’u menaxhuar vitet ne vazhdim nga familja Truma. Familja Truma një nga familjet e njohura të Ulqinit, për një periudhë gati 25 vjeçare ka investuar dhe është kujdesur me dashuri për këtë plazh. Pavarësisht se ky plazh ka qenë një biznes familjar i suksesshëm për shumë vite të cilin e kanë zhvilluar me pasion dhe përkushtim, ata nuk kanë arritur të vazhdojnë me menaxhimin e kësaj plazhe pas rezultateve paraprake te ankandit të sapopërfunduar për qiradhënieve të plazheve për tre vitet e ardhshme, shkruan Ulqini Online.

Familja Truma, e cila ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e turizmit në këtë zonë, është zhgënjyer jo vetëm nga humbja e mundësisë për të menaxhuar këtë plazh, por edhe nga rrethanat se si kompania ‘’Eagle Montenegro’’ ka arritur te hy në garë dhe me shpejtësi dhe të jap oferten më të mirë.

Njëri ndër pjestaret e Familjes Trauma, Halil Truma për nje televizon tregon dyshimet e mëdha se si ka ndodhur e gjitha kjo. Ai shprehet i habitur se kompania që ka fituar është regjistruar shumë vonë dhe nëse kjo lidhet edhe me faktin se ankandi është shty, dyshimet janë të mëdha për konkurence të pabarabartë.

Truma deklaron se nuk janë kundër ankandit por shton se shteti duhet të ndihmojë afaristet lokal.

Plazhi Saranda ka qenë një pasion për këtë familje te respektuar. E kanë mbajtur gjithmonë me shumë dashuri dhe kujdes, aq sa e kanë kthyer edhe në traditë. Por, është e qartë se fatet e turizmit në Ulqin janë duke ndryshuar dhe jo gjithmonë për mirë, gjë që është për të ardhur keq.

Kompania “Eagle Hills Montenegro”, e mbështetur nga kapitali arab, ka bërë ofertat më të larta financiare edhe për disa plazhe tjera Ulqinit. Për më tepër, fituesi i tenderit të këtij viti ka një histori të papërfillshme në fushën e turizmit dhe menaxhimit të plazheve. Shumë qytetarë të Ulqinit shprehen të shqetësuar për të ardhmen e jo vetem të plazhit të Saranda por edhe plazheve tjera si dhe dhe për nivelin e shërbimeve që mund të ofrohen nga një kompani pa përvojë të mjaftueshme në këtë fushë.

Duket se ky ndryshim i menaxhimit të plazhit është vetëm një pjesë e një panorame më të gjerë të ndryshimeve që po ndodhin në industrinë e turizmit në Ulqin. Sfidat e këtij sektori, përfshirë konkurrencën e fortë dhe mungesën e investimeve të qëndrueshme, po vënë në rrezik jo vetëm bizneset si e familjeve si Truma, por gjithashtu mund të kenë ndikime të dëmshme në zhvillimin e përgjithshëm të turizmit dhe imazhit të qytetit.

Në një kohë kur Ulqini po përballet me një konkurrencë gjithnjë në rritje nga destinacione të tjera turistike, humbja e plazheve që kanë qenë simbol i turizmit do të ndikojë tek te gjithë familjet që burimin kryesor të të ardhurave e kanë nga turizmi.

By admini

Leave a Reply