
Juniorët e Valdanosit të Ulqinit janë kampionët e rinj të Malit të Zi në pingpong për femra.
Valdanos fitoi titullin kampion pas performancës maksimale në të dy turnetë, kështu mësohet nga ky klub, transmeton Ulqini Online.
Motrat Katarina dhe Lara Franeta dhe Mia Zhivanoviq kanë mposhtur në ndeshjen vendimtare 3:2 rivalin e tyre më të madh, skuadrën Budim nga Berane, pas një lufte të madhe.
Triumfin për ulqinakët në ndeshjen vendimtare të pestë e solli Katarina Franeta, e cila mposhti Kalina Bozhoviqin me rezultat 3:2 në sete.
Vendin e tretë e fituan vajzat juniore të Buduçnostit.