“Masakër”, kjo është fjala e përdorur nga kryetari i Shoqatës së Qiramarrësve të Plazhit të Ulqinit, Prelë Shrela, për të përshkruar ngjarjet në ankandin publik të sotëm në ambientet e Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave detare në Budvë për dhënien me qira të plazheve në komunën e Ulqinit, konkretisht në Plazh të Madh.

Siç shkruan Vijesti, shkak për këtë vlerësim është se kompania “Eagle Hills Montenegro”, e mbështetur nga kapitali arab, ka bërë ofertat më të larta financiare për më shumë se dhjetë plazhe në Plahin e madh të Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, të cilat i ka konfirmuar Škrelja, bëhet fjalë për plazhet më të njohura në UIlqin si  “Saranda”, “Adritaica”, “Imeprial”, “Hill”, “Mojito”, “Havana”, “Safari”, “Tropikana”, “Koral”, pjesë e “Pearle Beach”, “Barbose”.

“Kjo nuk mbahet mend, një kompani me garanci absolutisht të dyshimta dhe dokumentacion jo të plotë, po merr bukën e njerëzve, bizneseve familjare. Nuk besoj se ky është një vendim përfundimtar, duhet të hiqet. Dhe nuk është e vërtetë që qiramarrësit tanë janë gjysmë mafioz, siç pretendon ministri i Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq. Një fjalor i tillë për njerëzit e familjes është primitiv dhe i pacivilizuar. Shteti duhet të mbrojë qytetarët e tij, jo t’i përfaqësojë ata në këtë mënyrë. E turpshme”, ka thënë Shkrela në deklaratën zyrtare të tij për këtë gazetë.

Kompania “Eagle Hills Montenegro” është regjistruar më 6 mars në Podgoricë në adresën Jola Piletiqa 18 me kodin e veprimtarisë “zhvillimi i projekteve ndërtimore”.

“Eagle Hills” është një kompani private ndërtimore nga Abu Dhabi, e specializuar në ndërtim dhe investime në prona të paluajtshme dhe ka ndërtuarvendbanimin elitar “Beograd on the Water”. Siç thuhet në faqen e internetit të kompanisë beogradase “Beograde Waterfront” (BW), president i “Eagle Hills” është Mohamed Alabar.

By admini