
Në komunën e Tivarit dhe Ulqinit, zyrtarët policorë të Tivarit kanë zhvilluar një aksion të intensifikuar të kontrollit të komunikacionit “Brzina” dhe me atë rast kanë lëshuar 15 fletë-vendosje, janë dorëzuar tetë kallëzime për kundërvajtje dhe janë arrestuar dy persona, njofton Drejtoria e Policisë në rrjetin X.
-Policia arrestoi D.M. (34) nga Ulqini, për drejtim mjeti me shpejtësi 116 kilometra në orë, si dhe M.Gj. (31) po ashtu nga Ulqini, për drejtimin e mjetit me shpejtësi prej 148 km/h në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar është 60 km/h – njoftojnë nga Drejtoria e Policisë.