
Shefi i grupit parlamentar për Demokracinë e Re Serbe, Dejan Gjuroviq, ka deklaruar se beson se partitë shqiptare do të mbeten pjesë e shumicës parlamentare dhe në Qeverinë e Malit të Zi sepse në këtë moment është më fitimprurëse për ta.
Gjuroviq, po ashtu në emisionin “Link” në Radion e Malit të Zi, ka thënë se zgjedhja e tij si nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Mesdheut është “një fitore e madhe për Malin e Zi dhe shumicën parlamentare”.
“Ne do të kemi status në të gjitha seancat plenare dhe si vend me të drejtë të vendosim për të gjitha ngjarjet në Mesdhe në dy vitet e ardhshme. Me këtë veprim tonë na është dhënë mundësia të organizojmë seancën e 20 vjetorit të Asamblesë së përgjithshme të Mediteranit në Podgoricë dhe kjo është një arritje e madhe”, tha ai, duke shtuar se do të jetë një përfaqësim dhe promovim i mirë i Malit të Zi.
Gjuroviq, pos ashtu, ka shprehur besimin se partitë shqiptare do të mbeten pjesë e shumicës parlamentare dhe pjesë e Qeverisë. Sipas tij, kjo është politikisht më e dobishme për ta. “Nuk shoh arsye pse të largohen, por nëse marrin një vendim të tillë do të jenë politikisht përgjegjës ose do të kenë sukses. Kam frikë se çdo vendim i nxituar sjell gjithmonë përfitime negative, prandaj rekomandimi im është që të mendojnë mirë që të mos marrin një vendim që do të ishte i keq për ta”, tha ai. /rtcg/