Ulqin, 10 shkurt 2025 – Banorët e Ulqinit janë përballur me një skemë të dyshimtë mashtrimi, pasi nëpër qytet dhe nëpër shkolla janë shpërndarë fletusha që premtojnë mundësi punësimi online. Fletushat përmbajnë një numër telefoni, ku qytetarët mund të kontaktojnë për të marrë më shumë informacion.

Shumë të rinj kanë raportuar nëpër shkolla për këto fletushka dhe reagimi i udhëheqësisë së shkollave ka qenë i menjehershëm duke bërë që të rinjtë të kenë kujdes dhe të mos thërrisnin numrin e telefonit në ata fletushka, shkruan Ulqini Online.

Ekspertët e sigurisë kibernetike theksojnë se mundësia për mashtrime në raste të tilla është shumë e madhe. Rrugët që mund të ndjekin keqbërësit janë të ndryhme. Mund të veçohen rastet që nga targetuesit të kërkohen të holla për kinse aplikim për punësim online ose edhe të kërkohen informacione personale në kuadër të kinse aplikimit. Raste të ngjajshme kanë ndodhur edhe në vendet e rajonit ku targetohen njerëzit për punë online. Ekspertët e sigurisë kibernetike këshillojnë që çdo ofertë punësimi të verifikohet me kujdes dhe të mos pranohet asnjë kërkesë për pagesa paraprake.

Qytetarët e Ulqinit që kanë rënë pre e kësaj skeme inkurajohen të raportojnë rastin tek autoritetet për të ndihmuar në hetime dhe për të parandaluar mashtrime të mëtejshme.

By admini