Me rastin e 110-vjetorit
Kosta Papa Tomori, Barbaritë greke në Shqipëri-kujtime historike (1913-1914), Botoi: Naimi, Tiranë, 2012
Planet ekspansioniste të fqinjëve tanë sllavë e grek kundër viseve etnogjeografike shqiptare janë të njohura nga shek.XIX, që u vërifikuan nga ana e Kongresit të Berlinit(1878) por ata vazhduan edhe në shek.XX, që dëshmohet me rastin e pavarësisë së Shqipërisë dhe pas saj, pasi jashtë Shtetit shqiptar mbeti gjysma e trojeve dhe popullsisë shqiptare.
Në rastin konkret kemi të bëjmë politikën pushtuese të grekëve të cilët e kishin planifikuar në detaje për të pushtuar jugun shqiptar, që sipas tyre duhet të ishte pjesë e Vorio Epirit. Dhe një veprim i tillë fillimisht u realizua nga ana e andartëve e më pas edhe nga ushtria e rregullt greke të cilët masakruan popullsinë vendase, gjatë viteve 1913-1914. Një veprim i tillë duhet të quhet me emrin e vertetë gjenocid, që ishte për spastrim etnik kundër shqiptarëve për përfitime territoriale të politikës greke
Nga Nail Draga
Pikërisht në lidhje me këtë gjenocid na ofron të dhëna Kosta Papa Tomori me librin “Barbaritë greke në Shqipëri“, botuar në SHBA në vitin 1917, ndërsa është shtypur nga SHB”Naimi”në Tiranë në vitin 2012.
Sipas botuesit libri “Barbaritë greke në Shqipëri” përmban shënimet historike të një veprimtari fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes, deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Kosta Papa ka qenë protagonist e dëshmitar i ngjarjeve traumatizuese të dy luftërave ballkanike, kryesisht në Shqipërinë e jugut.
Në mënyrë të veçantë ai paralajmëron se do të ndalet në vitin e mbrapshtë 1913 dhe në disa mbrapshti të tjera që vijuan më 1914 e më vonë. Ndonëse nuk ka shumë të dhëna një gjë është ruajtur e përcjellë deri sot për autorin: Kosta Papa u dënua me vdekje nga qeveria greke e kohës pikërisht pse publikoi dëshmi rrenqethëse që do të turpëronin faqe botës çdo vend e popull që ndërmerr akte të tilla armiqësore ndaj fqinjit të tij historik, qoftë edhe në rrethana historike të mbrapshta.
Masakrimi i civilëve shqiptarë
Në sajë të këti botimi lexuesi do të informohet për masakrimin e popullsisë civile nga ushtria greke në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë jug-lindore në vitet 1913-1914 në Përmet, Leskovik, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë etj., pa dallim fetar, myslimanë dhe të krishterë, të moshuar, burra dhe gra, të rinj, fëmijë e të mitur, është bërë në mënyrën më makabre që ka parë e dëgjuar historia botërore ndonjëherë. U kanë çarë barkun me kama dhe thika nënave shtatzëna dhe janë tallur para tyre me fëmijën e gjallë, të palindur.
Me sëpata u kanë prerë kokat fëmijëve e të rriturve, me thika e hanxharë u kanë çarë barkun për së gjalli duke u thëne se me zorrët e tyre do t’i varin, u kanë prerë për së gjalli gjymtyrët, i kanë djegur e i kanë hedhur në pus të gjallë duke vazhduar edhe me torturime psikike. Ushtarët grekë i lidhnin me zinxhirë e litar burrat dhe në sytë e tyre u çnderonin nënat, nuset dhe vajzat e mitura ku edhe vdisnin. Cekim më këtë rast dy masakrat më të mëdha nga grekët siç janë ajo në Panarit të Korçës ku nga data 2-10 korrik 1914 u masakruan 375 persona, si dhe ajo me 29 prill 1914 në Hormovë ku u therën dhe u vranë 217 shqiptarë.
Në sajë të dhënave del se nga gjenocidi i grekëve në këtë periudhë kohore llogaritet se janë vrarë rreth 50.000 shqiptarë, si dhe janë dëbuar me mijëra nga vendbanimet e tyre. Po ashtu kriminelet grekë kanë djegur me mijëra shtëpi, në fshatra e qytete, si dhe iu është vjedhur e gjithë pasuria e tyre, grabitur bagëtitë e shumta dhe prodhimet bujqësore, dëme dhe vjedhje që i kalojnë me qindra miliona dollarë.
Duhet shënuar masakra të grekëve
Deri më tash nga autor të ndryshëm si studiues apo intelektualë kemi pasur rast të lexojmë ku këto masakra nga grekët i kanë shkruar me tituj “Masakra e Panaritit”, “Masakra e Hormovës” etj, por ata duhet të shkruhen drejtë si Masakra e grekëve në Panarit, ose Masakra e grekëve në Hormovë, Masakrat e grekëve në Frashër, në Kolonjë etj. Një veprim i tillë është obligim moral e profesional se të pa informuarit, mund të jenë në lajthitje, sepse mund të mendojnë se ata krime janë realizuar brenda shqiptarëve. Andaj, edhe në vendet përkujtimore apo lapidarët e ndryshëm duhet të shënohen drejtë dhe pa paragjykime, që opinioni vendas apo i huaj të kuptojë të vërtetën se subjekt të krimeve ishin grekët. Në këtë aspekt duhet te vlerësojmë librin e Kosta Papës Tomori “Barbaritë Greke në Shqipëri“, që është i obligueshëm për të gjithë ata qe duan të dijnë të vërtetën e masakrave të grekëve kundër shqiptarëve në Shqipërinë Juglindore.
Mungon dosja e gjenocidit grek
Pasi deri më tash shteti shqiptar përkatësisht institucionet shtetërore nuk janë marrë me dokumentimin e krimeve që grekët kanë kryer në këtë periudhë në Shqipëri, duke krijuar dosje të veçantë, del se në lidhje me këtë çështje ata kanë qenë pasiv, dukuri e cila është në favor të politikës greke, sepse ata kanë bërë çmos që të mos shkruhet e dokumentohet gjenocidi i tyre kundër popullsisë shqiptare në Shqipërinë Juglindore. Çdo hezitim në këtë aspekt nuk mund të arsyetohet, madje mund të interpretohet dhe të politizohet nga individë dhe subjekte të ndryshme, për çështje jo vetëm subjektive.
Vazhdon heshtja qeveritare
Ndonëse kemi të bëjmë me 110-vjetorin e gjenocidit grek në Shqipërinë Juglindore, nga ana e Qeverisë dhe institucioneve shtetërore, nuk është inicuar shënimi i këtij përvjetori apo organizimi i një konferencë shkencore, në nivel kombëtar. Heshtja nga institucionet shtetërore, dëshmon qartë se mungon serioziteti dhe guximi për të trajtuar tema e ngjarje tragjike për popullin shqiptar. Mos gadishmëria për tu marrë më çështje të tilla, dëshmon se strukturat qeveriare e institucionale si më parë në monizëm edhe tash në pluralizëm nuk kanë qenë në nivelin e duhur.
Qendrimi i tillë indiferent dëshmon se interesat personale e partiake, janë në rend të parë, ndërsa ata kombëtare i janë lënë rastit e asgjë më shumë.
Në mënyrë identike në heshtje ka mbetur edhe çështja çame e cila kërkon zgjidhje sipas normave ndërkombëtare.
Nuk zbëhet kujtesa historike
Por, nuk duhet harruar se masakrat greke në vitet 1913-1914, nuk janë zbehur sepse edhe sot populli shqiptar i tyre zonave i ruan brez pas brezi në kujtesën e tij, ndërsa Shteti shqiptar vazhdon të heshtë veprim që nuk mund të arsyetohet, sepse kujtesa historike është pjesë e identitetit kombëtar.
Data dhe memoriali i munguar
Në sajë të përmbajtjës dhe lëndës së prezantuar e them pa hezitim se ky libër duhet të lexohet dhe të jetë pjesë e bibliotekës personale, për të gjithë ata qe duan të njohin të vërtetën e gjenocidit të grekëve në Shqipëri të Jugut.
Po ashtu gjenocidi grek në Shqipëri të Jugut në vitët 1913/14 duhet të jetë leksion i veçantë nga lënda e historisë në shkollat fillore dhe të mesme në Shqipëri, dhe kudo ku ka shqiptarë.
Ndërsa në nderim të viktimave shqiptare duhet të përcaktohet një datë përkujtimore si dhe të ndërtohet memoriali kushtuar të masakruarve shqiptarë nga greket, duke qenë një vend për të vendosur lule në shenjë respekti duke vepruar si kudo në botën demokratike.
(Nëntor 2024)